
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock ka komentuar sulmin e Iranit me dronë dhe raketa ndaj Izraelit. Ajo u shpreh se pas agresionit, siguria në Lindjen e Mesme është shumë e brishtë.
“Regjimi iranian e ka çuar të gjithë Lindjen e Mesme në buzë të humnerës me sytë hapur”, tha Baerbock.
Ajo u shpreh se Teherani do të kishte “zhytur një rajon të tërë në kaos” nëse nuk do të ishte “mbrojtja ajrore efektive dhe partnerët e fortë të Izraelit”.
Nga ana tjetër edhe kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, thotë se pasojat do të kishin qenë shumë të rënda nëse nuk do të kishte një nivel mbrojtjeje Izraeli. Ai shton se ndërsa situata “nuk përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për Poloninë për momentin”, është e qartë se e gjithë “bota është në prag”.
Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez tha sot se liderët botërorë ishin të bashkuar në thirrjen e tyre për “përgjegjësi dhe përmbajtje” pas sulmit.
Qeveria spanjolle “ka dënuar dhe do të dënojë gjithmonë të gjitha format e dhunës që kërcënojnë sigurinë dhe mirëqenien e civilëve të pafajshëm”, shkroi Sanchez në një postim në X.
Lini një Përgjigje