TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Prill 2024, 15:32

U sulmua nga Irani me 300 dronë dhe raketa; sa kushtoi mbrojtja e Izraelit për një natë?

Shkruar nga Pamfleti

 

U sulmua nga Irani me 300 dronë dhe raketa; sa kushtoi mbrojtja e Izraelit
Sistemi izrealit i mbrojtjes

Një sulm i ardhur nga më shumë se 300 dronë dhe raketa balistike iraniane ishte sfida e fundit për sistemin e mbrojtjes ajrore të Izraelit, i cili tashmë ka punuar jashtë orarit për të përballuar sulmet me raketa, dron dhe raketa që vijnë gjatë gjithë luftës gjashtëmujore kundër Hamasit.

Izraeli arriti të mbrohej në mënyrë të suksesshme nga një sulm masiv lëshuar prej Iranit, ku qindra dronë dhe raketa u nisën drejt shtetit hebre.

Sistemi i mbrojtjes së Izraelit me ndihmën e SHBA-së dhe Britanisë vlerësohet në parandalimin e dëmeve serioze ose viktimave.

Sipas zëdhënësit të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Daniel Hagari, 99% e sulmeve u interceptuan dhe pjesa tjetër goditën zona pa shkaktuar dëme të mëdha infrastrukturore, pranë bazave izraelite.

Megjithatë, kjo mbrojtje e hekurt e Izraelit për vetëm një natë, kushtoi plot 1.3 miliardë dollarë.

Janë këto përllogaritjet e bëra sa i takon gjithë aseteve që Izraeli përdori në pak orë mbrojtje.

Shumica e të ardhurave të shpenzuara gjithsesi mendohet se ka të bëjë me fondet amerikane për ndihmën.

Kështu, IDF ka kapur 103 raketa balistike mbi Izrael.

Kostoja e çdo interceptimi në Ametz Hatz është rreth 1.85 milion dollarë, (kuptohet vetë – pjesërisht ose kryesisht financim amerikan).

Kostoja e çdo interceptimi duke përdorur një “shkop magjik” është rreth 700 mijë dollarë.

Supozohet ndërkaq se shumica e përgjimeve janë kryer duke përdorur një përgjues të vetëm në secilën raketë, për konsiderata logjike ushtarake të ekonomisë së armatimit dhe një aftësi përgjimi me katër shtresa në rast të dështimit të përgjimit të parë.

Kostot e interceptorëve dhe raketave të lundrimit janë dukshëm më të ulëta.

Nga kjo, rezulton se mbrojtja në terma të gjerë kushtoi rreth një miliardë shekel e gjysmë (1.3 miliard dollarë), duke përfshirë koston e karburantit.

Ja një vështrim më i afërt i sistemit shumështresor të mbrojtjes ajrore të Izraelit:

Sisemi 'Shigjetat': Ky sistem i zhvilluar me SHBA-në është projektuar për të kapur raketa me rreze të gjatë, duke përfshirë llojet e raketave balistike që Irani tha se i lëshoi ​​të shtunën. Shigjeta, e cila operon jashtë atmosferës, është përdorur në luftën aktuale për të kapur raketat me rreze të gjatë të lëshuar nga militantët Houthi në Jemen.

Sistemi 'Patriot': Ky sistem i prodhuar nga Amerika është anëtari më i vjetër i sistemit të mbrojtjes raketore të Izraelit – i përdorur gjatë Luftës së Parë të Gjirit në 1991 për të kapur raketat Scud të lëshuara nga udhëheqësi i Irakut në atë kohë, Saddam Hussein. Patriot tani përdoret për të rrëzuar avionë, përfshirë dronët.

Më i përdoruri dhe i njohuri është Iron Dome, një sistem anti-raketor, i cili shërben për kapjen e sulmeve me rreze të shkurtër, nga 4 deri në 70 kilometra. Ky sistem ka një kontroll përmes radarit dhe funksionon duke lëshuar predha interceptuese në ajër dhe duke shkatërruar ato armike.

Ndërsa David’s Sling është anti-raketori me rreze të mesme, i cili vepron nga 40 deri në 300 kilometra.

Shërben kryesisht për të interceptuar raketa balistike me rreze të shkurtër, raketa tokësore të kalibrit më të lartë, apo raketa lundruese. Interceptorët lëshohen përmes një njësie vertikale, zotërojnë radar dhe kanë efektshmëri shumë të lartë në luftën në rreze të mesme./ Pamfleti

300 dronë dhe raket mbrojtja e izraelit

Lini një Përgjigje