TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Prill 2024, 14:35

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit, Papa Françesku thirrje për paqe: Mos provokoni luftë!

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit, Papa Françesku thirrje për paqe: Mos

Papa Françesku ka reaguar në lidhje me sulmin e mbrëmshëm të Iranit ndaj Izraelit, ku ka bërë thirrje për t’i dhënë fund luftës.

Pas lutjes së tij tradicionale të së dielës në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa tha se duhet shmanget çdo lloj veprimi që mund të çojë Lindjen e Mesme në Luftë.

Unë bëj një apel urgjent për t’i dhënë fund çdo veprimi që mund të nxisë një spirale dhune që rrezikon të tërheqë Lindjen e Mesme në një konflikt edhe më të madh”, deklaroi Papa argjentinas pas lutjes së tij tradicionale të së dielës në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

Kujtojmë se Rojat Revolucionare Islamike, lëshuan një deklaratë para agimit të së dielës duke thënës e hodhi raketa dhe dronë nga territori iranian drejt Izraelit.

Në deklaratë thuhet se sulmi ishte hakmarrje për atë që zyrtarët iranianë thonë se ishte një sulm izraelit që vrau disa komandantë të lartë ushtarakë iranianë në Damask më 1 prill.

Lini një Përgjigje