
Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka reaguar pas vrasjes së 7 personave dhe plagosjes së disa të tjerëve, në një qendër të Dëshmitarëve të Jehovait në Hamburg. Ai shprehu ngushëllime për familjarët e viktimave teksa e quajti sulmin një akt brutal
"Disa anëtarë të komunitetit Jehova dje në mbrëmje janë bërë viktimë e një akti brutal të dhunës, mendimet e mia janë tek ata dhe të afërmit, si dhe tek forcat e sigurisë dhe shpëtimit që kanë kaluar një natë të rëndë", ka shkruar Scholz në Twitter.
Edhe ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser u shpreh e tronditur për dhunën e tmerrshme në komunitetin e Dëshmitarëve të Jehovait në Hambug.
"Mendimet e mia në këtë orë të rëndë janë tek viktimat dhe të afërmit e tyre, tek anëtarët e komunitetit dhe forcat e sigurisë" tha Faeser teksa shtoi se po punohet me intensitet për të zbuluar sfondin e këtij akti.
Lini një Përgjigje