TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Mars 2023, 08:27

Rusia valë të re sulmesh me raketa në Ukrainë, Kievi thirrje për ndihmë: Jemi në vështirësi, sistemet e mbrojtjes nuk rezistuan

Shkruar nga Pamfleti

Rusia valë të re sulmesh me raketa në Ukrainë, Kievi thirrje

Rusia ndërmori një ditë më parë një valë masive sulmesh me raketa në gjithë Ukrainën. Gjatë natës një alarm për sulm ajror u ngrit në rajonet Poltava, Kharkiv dhe Dnipropetrovsk. Këshilltari i presidentit, Zelensky është shprehur se Ukraina është në vështirësi sa i takon mbrojtjes, pasi sistemet e mbrojtjes nuk u rezistojnë mjaft mirë raketave hipersonike ruse.

Sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës kanë dështuar të rrëzojnë disa nga raketat Kinzhal të lëshuara në sulmin e fundit të Rusisë të enjten. Një total prej 84 raketash u lëshuan në infrastrukturën ukrainase, duke përfshirë gjashtë raketa balistike Kinzhal që mund të kenë arritur të shmangin mbrojtjen ajrore të Kievit.

"Ata po përdorin raketa hipersonike. Ata po përdorin lloje të reja armësh dhe po testojnë gjithashtu sistemet tona të mbrojtjes ajrore," tha Alexander Rodnyansky, këshilltari ekonomik i Zelensky.

Të paktën 6 persona humbën jetën pasi Rusia lëshoi breshëri raketash mbi gjithë territorin e Ukrainës, duke sulmuar infrastrukturën energjetike të vendit, më 9 mars dhe duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike.

Vala e re e sulmeve ruse erdhi pasi forcat ukrainase ishin nën presion në rritje në qytetin e Bahmutit, ku një betejë e ashpër për kontrollin e qytetit po vazhdon prej muajsh. Bashkimi Evropian thotë se në Zaporizhzhia ka rrezik bërthamor.

rusia ukrainë sulme

Lini një Përgjigje