TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Gusht 2023, 21:46

Horror në Meksikë, trupat e 34 personave gjenden brenda frigoriferëve në 5 shtëpi

Shkruar nga Pamfleti

Horror në Meksikë, trupat e 34 personave gjenden brenda

Një krim i rëndë është zbuluar në Meksikë.

Autoritetet bëjnë me dije se kanë zbuluar trupat e pajetë të 34 personave të futura në qese që mbaheshin në frigoriferi dhe kuti akulli në 5 shtëpi të ndryshme në Veracruz.

Sipas mediave lokale, operacioni i policisë, në të cilin u përfshi dhe ushtria u realizua mëngjesin e së hënës në shtetin e Veracruzit, ndërkohë që në pranga kanë rënë dy burra dhe një grua që u gjetën në shtëpitë ku mbaheshin kufomat.

Zbulimi i tmerrshëm ndodhi rastësisht pas një shkëmbimi zjarri mes pjesëtarëve të një grupi kriminelësh dhe policisë pranë një prej ndërtesave ku u gjetën trupat e pajetë, më pas hetimet çuan në zbulimin e shtëpive të tjera.

Lini një Përgjigje