TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Tetor 2025, 22:37

Historiku i 8 bizhuterive të vjedhura në Luvër... dhe pse grabitësit lanë pas diamantin e 'mallkuar' (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Historiku i 8 bizhuterive të vjedhura në Luvër... dhe pse

Ja detajet mbi çdo stoli që u vodh në muze...

Vetëm shtatë minuta u deshën që grabitësit të hynin dhe të dilnin nga muzeu i Luvrit në mëngjesin e së dielës, duke marrë me vete tetë bizhuteri historike me vlerë të paçmueshme. Sipas burimeve nga autoritetet kulturore franceze, objektet e vjedhura janë:

Diadema e parurës së mbretëreshës Marie-Amélie dhe mbretëreshës Hortense: E përbërë nga safirë të Ceylon dhe diamante, kjo stoli me përmasa 6,2 cm lartësi dhe 10,7 cm gjerësi është mbajtur dikur nga Hortense, vajza e Joséphine de Beauharnais, gruaja e parë e Napoleonit, dhe më pas nga Marie-Amélie e Bourbon-Sicilies, bashkëshortja e Louis-Philippe.

Historiku i 8 bizhuterive të vjedhura në Luvër... dhe pse
Diatema e Marie-Amélie & gjerdani me vathët

Gjerdani dhe një palë vathë të së njëjtës parurë me safirë, që janë përshtatur gjatë viteve nga gratë që i kanë mbajtur. Deri në vitin 1985, këto bizhuteri kanë qenë pronë e degës së familjes mbretërore të Orléans. As emri i porositësit, as i argjendarit nuk janë të dokumentuar. Origjina e parurës shfaqet në një letër të dërguar nga duka i Orléans, që më vonë u bë Louis-Philippe, drejtuar Hortense de Beauharnais. Legjenda familjare përmend, pa mundësi verifikimi, se parura mund t’i ketë përkitur edhe Maria Antonietës.

Historiku i 8 bizhuterive të vjedhura në Luvër... dhe pse
Gjerdani me vathët e Marie-Louise

Gjerdani me smeralde dhe një palë vathë me smeralde nga parura e Marie-Louise, gruaja e dytë e Napoleonit, me origjinë nga Austria. Ky ishte një dhuratë martesore e marsit 1810, pas ndarjes me Joséphine që nuk mund t’i siguronte një trashëgimtar. Qaforja përmbante 32 smeralde – 10 prej tyre të formës dardhe – dhe plot 1,138 diamante, dhe është vepër e mjeshtrit të famshëm François-Régnault Nitot.

Historiku i 8 bizhuterive të vjedhura në Luvër... dhe pse
“Brosha relikuare”

Brosha e njohur si “brosha relikuare”, një nga të paktat objekte të paprekura nga ankandet e shekullit XIX, mbetur gjithmonë pjesë e koleksionit të Luvrit.

Historiku i 8 bizhuterive të vjedhura në Luvër... dhe pse
Diadema e perandoreshës Eugénie

Diadema e perandoreshës Eugénie, bashkëshortja andaluziane e Napoleonit III. Një figurë komplekse historike, Eugénie adhuronte Josefinën dhe Maria Antonietën, dhe është e njohur për kontributin e saj në modë dhe bamirësi, përfshirë krijimin e “Kuzhinave Ekonomike”, pararendëset e “Restos du Cœur”. Si regjente, Eugénie konsiderohet gruaja e fundit që ka ushtruar funksionet e kreut të shtetit në Francë.

Fjongoja e madhe e gjoksit e perandoreshës Eugénie, një tjetër stoli e veçantë, e përbërë nga mijëra diamante, e blerë nga Luvri në vitin 2008 për 6.72 milionë euro.

Historiku i 8 bizhuterive të vjedhura në Luvër... dhe pse
Fjongoja e madhe e gjoksit e perandoreshës Eugénie

Në një zhvillim të fundit, kurora e perandoreshës Eugénie është gjetur pranë muzeut, por e dëmtuar. Me përmasa 13 cm në lartësi dhe 15 cm në gjerësi, ajo përbëhet nga 1,354 diamante, 1,136 gurë rozë dhe 56 smeralde. Kjo kurorë simbol i “shkëlqimit të Perandorisë së Dytë” ishte krijuar nga argjendari Alexandre-Gabriel Lemonnier për Ekspozitën Universale të vitit 1855. Pavarësisht dëmtimit, ajo është rikuperuar së bashku me kutinë e saj origjinale.

Historiku i 8 bizhuterive të vjedhura në Luvër... dhe pse
Kurora e perandoreshës Eugénie

Në mënyrë befasuese, grabitësit nuk kanë prekur “Le Régent”, një nga diamantet më të famshëm në historinë franceze, me peshë 140 karatësh, i vendosur ndër thesarët më të ruajtur të kurorës. I ekspozuar në Galerinë e Apolonit, së bashku me diamantet “Sancy” dhe “Hortensia”, ai mbeti i paprekur në vendin e tij. Ky diamant i veçantë quhet edhe “i mallkuar”, pasi ata që e kishin në zotërim nuk patën një fund të mirë.

Historiku i 8 bizhuterive të vjedhura në Luvër... dhe pse
“Le Régent”,

Grabitja ka tronditur botën e artit dhe trashëgimisë kulturore dhe ka sjellë në vëmendje një plagë të hapur në kujtesën historike franceze – rrënimin e simboleve të kurorës, të mbushura me pasuri materiale dhe peshë simbolike që tejkalon çdo vlerësim financiar. Hetimet janë ende në vijim, ndërsa komuniteti ndërkombëtar pret me ankth përgjigje për një krim që nuk është thjesht ndaj një muzeu, por ndaj vetë historisë.

Lini një Përgjigje