
Menjëherë pas sulmit surprizë të Hamasit, Izraeli u përgjigj me një kundërsulm të fuqishëm që solli shumë viktima dhe në krahun tjetër të rripit të Gazës.
Por me marrjen peng të dhjetëra izraelitëve dhe shtetasve të tjerë nga vende të ndryshme të botës, Hamasi duket se ka një armë të fuqishme negocimi dhe ka nisur ta përdorë atë që tani. Krahu i armatosur i Hamasit pasditen e sotme ka kërcënuar të ekzekutojë izraelitët e kapur nëse sulmet në gaza nuk ndalojnë.
Ata thanë se do të fillojnë të ekzekutojë një peng izraelit për çdo shtëpi të re civile të bombarduar pa paralajmërim, sipas një raporti nga agjencia e lajmeve Reuters.
Zëdhënësi Abu Obaida pretendon se grupi ka vepruar në përputhje me "udhëzimet islame" duke i mbajtur pengjet izraelitë të sigurt që kur u kapën të shtunën.
Sipas zëdhënësit të IDF-së, nënkolonelit Richard Hecht, "dhjetëra" izraelitë janë marrë peng nga militantët e Hamasit. Numri i saktë i pengjeve ende nuk dihet.
Lini një Përgjigje