TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Nëntor 2023, 22:15

Hamasi i bindur: Do të fitojmë luftën, Izraeli s’ka arritur asnjë nga qëllimet e tij

Shkruar nga Pamfleti

Hamasi i bindur: Do të fitojmë luftën, Izraeli s’ka arritur

Lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh theksoi se është i bindur që palestinezët do të dalin fitimtarë në luftën me Izraelin.

Haniyeh gjithashtu pohoi se pas javësh lufte dhe pavarësisht sulmeve barbare izraelite ndaj civilëve, populli palestinez ia ka dalë të prishë planet e Izraelit.

Nëse armiku dëshiron që të jetë një betejë e gjatë, aftësia jonë është edhe më e madhe. Armiku nuk ka mundur të arrijë asnjë nga objektivat e tij apo të kthejë pengjet, përveç me një çmim që do të vendosë rezistenca”, tha ai.

Në të njëjtën kohë, gjatë fjalës së tij ai falënderoi aleatët rajonalë për mbështetjen e tyre gjatë luftës, pa përmendur megjithatë se kush janë ata.

Përshëndes frontet e rezistencës që kanë kontribuar në këtë betejë përmes ekuilibrit strategjik”, tha ai.

hamasi izraeli

Lini një Përgjigje