TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Janar 2024, 09:42

'Hajdutë! Ne nuk heshtim më'/ Rikthehen protestat në rrugët e Beogradit kundër presidentit Vuçiç

Shkruar nga Pamfleti
'Hajdutë! Ne nuk heshtim më'/ Rikthehen protestat në
Protestuesit në Beograd/ Foto nga Danas

Janë rikthyer  sërish protestat në rrugët e Beogradit, ku opozita kërkon anulimin e zgjedhjeve lokale të dhjetorit duke thekuar se ato u munipuluan nga presidenti Vuçiç.

Edhe raportet e vëzhguesve ndërkombëtare kanë nënvizuar se zgjedhjet në Beograd u karakterizuan nga parregullsi të shumta.


Në Beograd, disa mijëra njerëz u mblodhën para selisë së komisionit shtetëror zgjedhor, duke brohoritur “hajdutë”, ndërsa liderët e opozitës folën para protestuesve duke denoncuar mashtrimet në zgjedhje.

“Ne nuk duhet të heshtim për këtë,” u shpreh një nga protestueset duke shtuar se protesta është fillimi i dickaje të madhe.

Presidenti serb u shfaq në televizionin shtetëror RTS të hënën në mbrëmje, duke deklaruar se “zgjedhjet ishin të drejta” dhe se ai donte “t’u thoshte njerëzve të mos shqetësohen … paqja, ligji dhe rendi do të mbizotërojë”.

Në një deklaratë paraprake, një mision i përbërë nga përfaqësues të mbikëqyrësve ndërkombëtarë tha se votimi ishte “e dëmtuar nga retorika e ashpër, paragjykimet në media, presioni ndaj punonjësve të sektorit publik dhe keqpërdorimi i burimeve publike”.

 

'Hajdutë! Ne nuk heshtim më'/ Rikthehen protestat në'Hajdutë! Ne nuk heshtim më'/ Rikthehen protestat në'Hajdutë! Ne nuk heshtim më'/ Rikthehen protestat në'Hajdutë! Ne nuk heshtim më'/ Rikthehen protestat në'Hajdutë! Ne nuk heshtim më'/ Rikthehen protestat në'Hajdutë! Ne nuk heshtim më'/ Rikthehen protestat në

 

rikthehen protestat në rrugët e beogradit vuçiç

Lini një Përgjigje