
Ditën e nesërme mbi 9.8 milionë grekë me të drejtë vote do të shprehin vullnetin e tyre për zgjedhjen e 300 ligjvënësve në Parlamentin me një instancë të vetme.
Mosha e votimit në shtetin helen është ulur për herë të parë në 17 vjeç. Kryeministri konservator Kyriakos Mitsotakis po kërkon një mandat të dytë pavarësisht regjimit drakonian për kontrollin e shpenzimeve, të imponuar nga huadhënësit ndërkombëtarë verën e kaluar.
Por Mitsotakis ka humbur pikë dyshifrore në sondazhe pas tragjedisë hekurudhore të 28 shkurtit, ku mbetën të vrarë 57 persona.
Anketat tregojnë gjithashtu se zgjedhjet e së dielës nuk do të prodhojnë një fitues direkt në bazë të sistemit të ri të përfaqësimit proporcional.
Ndaj do të jetë i nevojshëm një raund i dytë që do të mbahet në fillim të korrikut, kur sistemi do të favorizojë partinë me më shumë vota, me një shpërblim prej një vendi në Parlament.
Lini një Përgjigje