TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Maj 2023, 07:15

Grekët votojnë sot për Qeverinë e re! Në garë edhe 7 kandidatë shqiptarë

Shkruar nga Pamfleti

Grekët votojnë sot për Qeverinë e re! Në garë edhe

Sot Greqia voton për zgjedhjet parlamentare. Rreth 9.8 milionë grekë janë thirrur për të votuar për qeverinë e re teksa dy partitë kryesore janë ‘Demokracia e re’ e Kryeminsitrit aktual Mitsotakis si dhe ‘SIRIZA’ e Tsipras.

Gjithçka është gati në 21.529 qendrat e votimit  për të pritur rreth 9.8 milionë zgjedhës , të cilët janë ftuar të votojnë sot për zgjedhjen e 300 deputetëve të Kuvendit të Greqisë për periudhën 2023-2027. Nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 7 të mbrëmjes zgjedhësit mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

Në bazë të Kushtetutës dhe legjislacionit zgjedhor në Greqi, ushtrimi i së drejtës së votës është i detyrueshëm  Përjashtohen nga detyrimi ata mbi 70 vjeç, ata që do të jenë jashtë vendit ditën e votimit, ata që nuk mund të lëvizin për arsye shëndetësore dhe zgjedhësit që janë regjistruar në listat e posaçme zgjedhore për heterorezidentët, por nuk është ngritur qendra votimi për shkak të mosplotësimi i numrit prej të paktën 40 zgjedhësve jorezidentë të së njëjtës zonë zgjedhore bazë. Jashtë vendit, procesi zgjedhor shkoi pa probleme me 22825 emigrantë që ushtrojnë të drejtën e votës për herë të parë në vendbanimin e tyre.

Sipas sondazheve të fundit, diferenca mes Mitsotakis dhe Tsipras pritet të jetë 6% por rezultati mund të jetë edhe më i ngushtë.  Janë 6 parti greke konkurrojnë në kto zgjedhje, ndërkohë që 7 prej kandidatëve janë shqiptarë.

greqi zgjedhjet

Lini një Përgjigje