TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Maj 2023, 21:42

Wagner shpalli rënien e Bakhmut-it, por a mund të flitet vërtet për fitore?!

Shkruar nga Pamfleti

Wagner shpalli rënien e Bakhmut-it, por a mund të flitet vërtet

Shefi i grupit Wagner ka shpallur sot fitoren në qytetin e Bakhmutit...

Oficerët e lartë ukrainas, për të paktën shtatë muajt e fundit, kanë vënë në pikëpyetje imperativin ushtarak që qëndron pas urdhrave të tyre për të mbajtur qytetin lindor të Bakhmut.

Kompania ushtarake private e Rusisë, Wagner, tani pretendon se kontrollon plotësisht qytetin, megjithëse Ukraina e ka kundërshtuar pjesërisht raportin, duke thënë se ata ndodhen në skajin perëndimor të qytetit.

Nëse lufta për Bakhmutin me të vërtetë po i afrohet fundit, ajo i jep fund një fushate brutale që zgjati me muaj të tërë.

Çdo oficer i lartë ukrainas me të cilin kam folur që nga tetori i vitit të kaluar tha se qyteti nuk ka asnjë vlerë strategjike. Disa vunë në dyshim edhe moralin e vazhdimit të mbrojtjes së tij, përballë sulmeve intensive ruse.

Të tjerët e kuptuan rëndësinë simbolike të mbajtjes së një qëndrimi – veçanërisht pasi u bë një fokus i tillë i vëmendjes së medias – dhe një test i vullnetit politik në Kiev, ku Presidenti Volodymyr Zelensky e angazhoi vendin e tij për një mbrojtje të pacaktuar të tij.

Forcat ukrainase gjithashtu, nga perspektiva ushtarake, ka të ngjarë të jenë në një pozicion më të fortë se sa ishin përpara tërheqjes së tyre nga qendra e qytetit.

Ata kontrollojnë një territor të rëndësishëm në krahët veriorë dhe jugorë të Bakhmutit, dhe lartësinë në perëndim. Ndërkohë, gjithçka në atë që ka mbetur nga Bakhmut, tani është një zonë e lirë zjarri për Ukrainën.

Përpjekjet ruse për të angazhuar aty së më shumë trupa do t'i bëjnë ushtarët e Putinit objektiva të lehta për sulmet e artilerisë dhe raketave ukrainase.

Me pak fjalë, "fitorja" e deklaruar e Wagner-it në qytetin e vogël ukrainas mund të jetë një fitore si e Pirros. /Përshtati “Pamfleti” nga “Sky News”

wagner ukraina

Lini një Përgjigje