TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Maj 2023, 22:49

E njohur për sulmet ndaj shqiptarëve, Sekretarja e Brendshme në telashe me drejtësinë

Shkruar nga Pamfleti

E njohur për sulmet ndaj shqiptarëve, Sekretarja e Brendshme në

Sekretarja e Brendshme në Britaninë e Madhe, Suella Braverman, do të hetohet pasi ka kërkuar ‘favore’ nga nëpunës civilë për të shmangur një gjobë që iu vendos për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Suella Braverman është tashmë e njohur edhe në Shqipëri për shkak se kohë më parë u vu në qendër të vëmendjes për shkak të gjuhës së ashpër që përdori kundrejt emigrantëve shqiptarë, të cilët i quajti kriminelë.

Ajo është vënë së fundmi nën hetim pasi i kërkoi stafit të saj ta ndihmonte në shmangien e vendosjes së një gjobe për tejkalim shpejtësie, duke i dhënë mundësinë të kishte një seminar privat, gjë që nënkupton se ajo nuk do të duhej të paraqitej në një kurs publik për ndërgjegjësimin e shpejtësisë, ku pjesëmarrësit e tjerë do të kishin mundur të shihnin se edhe ajo ishte e pranishme, duke bërë që figura e saj të diskreditohej publikisht.

Mirëpo nëpunësit të cilët i kishte kërkua që ta përjashtonin nga gjoba dhe Braverman u tërhoq plotësisht dhe zgjodhi të paguante gjobën.

Ajo u kap duke shkelur kufirin e shpejtësisë në një rrugë jashtë Londrës në verën e vitit 2022, kur ajo ishte prokurore e përgjithshme, këshilltarja kryesore ligjore e qeverisë.

braverman britania

Lini një Përgjigje