TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Nëntor 2023, 12:05

Gjykata e Londrës rrëzoi planin për dëbimin e azilkërkuesve, revoltohet Ruanda: E kundërshtojmë, ne jemi vend i sigurt

Shkruar nga Pamfleti

Gjykata e Londrës rrëzoi planin për dëbimin e

Qeveria e Ruandës ka reaguar pasi Gjykata e Lartë rrëzoi planin e qeverisë për të dëbuar emigrantët në Ruandë duke e cilësuar të paligjshëm. 

Në reagim thuhet gjithashtu se Ruanda e kundërshton vendimin, duke e quajtur vendin e saj një vend i sigurt për azilkërkuesit dhe refugjatët.

"Ky është në fund të fundit një vendim për sistemin gjyqësor të Mbretërisë së Bashkuar. Sidoqoftë, ne e kundërshtojmë vendimin se Ruanda nuk është një vend i tretë i sigurt për azilkërkuesit dhe refugjatët, për sa i përket rikthimit", tha zëdhënësja e qeverisë së Ruandës Yolande Makolo.

Ajo tha se Ruanda dhe Britania e Madhe kishin punuar së bashku për të siguruar integrimin e azilkërkuesve të zhvendosur në shoqërinë ruandeze. 

“Ruanda është e përkushtuar ndaj detyrimeve të saj ndërkombëtare dhe ne jemi njohur nga UNHCR dhe institucione të tjera ndërkombëtare për trajtimin tonë shembullor të refugjatëve. Gjatë gjithë këtij procesi ligjor ne kemi qenë të zënë duke vazhduar të ofrojmë përparim për Ruandasit dhe duke punuar së bashku me partnerët ndërkombëtarë për të zgjidhur disa nga sfidat më të mëdha me të cilat përballet Afrika dhe më gjerë bota. Ne i marrim seriozisht përgjegjësitë tona humanitare dhe do të vazhdojmë t'i përmbushim ato", tha ajo. 

gjykata e londres debim azilkerkues ruanda

Lini një Përgjigje