TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Nëntor 2023, 12:01

Izraeli bën një hap pas, lejon dërgimin e karburantit në Gaza

Shkruar nga Pamfleti

Izraeli bën një hap pas, lejon dërgimin e karburantit në

Cisterna e parë që transporton karburant në Rripin e Gazës ka kaluar kufirin e Egjiptit me enklavën palestineze, sipas burimeve.

Dëshmitarët okularë të cituar nga Reuters thanë se dy cisterna të tjera po prisnin në anën egjiptiane të pikës kufitare Rafah për të hyrë në Gaza.

Dërgesa të kufizuara të ndihmave humanitare janë kryer nga Egjipti në Gaza që nga 21 tetori, por Izraeli deri më tani ka refuzuar të lejojë dërgimin e karburantit. OKB-ja madje kishte paralajmëruar kohët e fundit se operacionet e saj në enklavën palestineze do të ndërpriteshin për shkak të mungesës së karburantit.

Izraeli ka bllokuar dërgesat e karburantit në Gaza për javë të tëra, duke argumentuar se ato mund të vidhen dhe shfrytëzohen nga Hamasi për qëllime ushtarake.

izrael karburant gaza hamas palestinë

Lini një Përgjigje