TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Shkurt 2023, 20:32

Gjukanoviç ndërron mendjen, kërkon një tjetër mandat presidencial

Shkruar nga Pamfleti

Gjukanoviç ndërron mendjen, kërkon një tjetër mandat

Ndonëse pak ditë më parë paralajmëroi tërheqjen nga politika, presidenti malazez, Milo Gjukanoviç nuk ka ndërmend të lëvizë nga karrigia.

Ai do të jetë sërish kandidat i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) për zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi.

Vendimi unanim u mor gjatë një mbledhje të kësaj partie, e cila është mbajtur më 24 shkurt.

Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi janë caktuar për 19 mars dhe kandidatët duhet të dorëzojnë aplikimet për të marrë pjesë në zgjedhje deri më 26 shkurt pranë Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ). Kandidatët për presidencën duhet të marrin mbështetjen e 8101 qytetarëve në shtetin malazez.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve deri më tani ka konfirmuar kandidaturat e liderit të Demokracisë së Re Serbe, Andrija Mandiq dhe deputetit të Partisë Socialdemokrate, Draginja Vuksanoviç Stankoviç.

KSHZ ka njoftuar se më 3 mars do të shpallin listën e kandidatëve për president.

Gjukanoviç ishte kryeministër i Malit të Zi për katër mandate, President i Malit të Zi (1998-2002) dhe ushtrues detyre i ministrit të Brendshëm në vitin 2006.

 

gjukanovic mali i zi president

Lini një Përgjigje