TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Shkurt 2023, 18:31

Alarm në Greqi, gjendet një çantë e dyshimtë para konsullatës ruse; evakuohen stafi dhe banesat përreth

Shkruar nga Pamfleti

Alarm në Greqi, gjendet një çantë e dyshimtë para

Konsullata ruse në Greqi është alarmuar, pasi një çantë e dyshimtë është gjetur para godinës.

Sipas mediave greke, një person i paidentifikuar ka lënë një çantë të zezë para konsullatës dhe më pas është larguar me vrap.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka ndaluar qarkullimin për këmbësorët dhe automjetet në zonën rreth ambasadës ruse. Banorët zyrtarët që ndodheshin në konsullatë u evakuuan dhe më pas u bë shpërthimi i kontrolluar i objektit të dyshimtë në çantën e zezë.

Ngjarja ka shkaktuar panik tek banorët, ndërkohë që vijojnë kërkimet për të kapur personin që la çantën dhe u largua me vrap.

Nuk dihet ende nëse çanta kishte apo jo eksploziv brenda. Veprimi vjen në jë kohë kur sot shënohet një vit nga agresioni rus në Ukrainë.

greqi bombe konsullata ruse

Lini një Përgjigje