
Është në thelb e pamundur, që afrimi i këtyre zgjedhjeve të mos ketë efektin, që çdo qëndrim i shprehur nga politikanët gjermanë të perceptohet si potencialisht i destinuar për të ndryshuar shumë kursin brenda pak ditësh.
Konferenca e Sigurisë e Mynihut këtë vit do të ketë një të panjohur shtesë: Gjermaninë. Tensionet ndërkombëtare vitet e fundit, e kanë shtuar presionin ndaj Berlinit, të cilit i është bërë thirrje të distancohet nga Rusia në aspektin energjetik dhe diplomatik.
Në të njëjtën kohë, ai ka nevojë të mbajë marrëdhënie të mira me Pekinin. Me qeverinë e Olaf Scholz-it që shpesh është përpjekur të shfaqet e vendosur në mbështetjen e saj për Ukrainën, së bashku me partnerët e tjerë perëndimorë, Gjermania nuk ka ia ka dalë gjithmonë të shmangë ngritjen e dyshimeve për shkak të ngurrimeve të saj, të motivuara zyrtarisht nga frika e përshkallëzimit të luftës.
Sivjet, të paktën dy faktorë e ndërlikojnë situatën për Berlinin: jo vetëm rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, që është shumë domethënës, por mbi të gjitha zgjedhjet parlamentare të 23 shkurtit, të cilat do të mbahen vetëm një javë pas konferencës.
Është në thelb e pamundur, që afrimi i këtyre zgjedhjeve të mos ketë efektin, që çdo qëndrim i shprehur nga politikanët gjermanë të perceptohet si potencialisht i destinuar për të ndryshuar shumë kursin brenda pak ditësh.
Për këtë mjafton të shihni sondazhet. Që të gjitha ato tregojnë se është në epërsi CDU e Friedrich Merz-it, e cila për çështjet e politikës së jashtme ka treguar shpesh pozicione të qarta, që janë në kontrast me linjën e kujdesshme të Olaf Scholz.
Në fakt, në mbështetjen e Kievit, lideri kristiandemokrat është më pak i ndrojtur se Scholz. Ai e ka kritikuar pavendosmërinë e këtij të fundit për dërgimin e disa ndihmave, dhe disa muaj më parë deklaroi se Putin duhet të detyrohet të ulet në tryezë sipas kushteve të Perëndimit, dhe kjo kërkon një mbështetje edhe më vendimtare për Ukrainën.
Për sa i përket Kinës, një partnere tregtare shumë e rëndësishëm për Gjermaninë, por që paraqet rreziqe strategjike, Scholz ka këmbëngulur prej kohësh për një reduktim të rrezikut, pra në thelb një distancim progresiv nga ai treg, që e redukton varësinë gjermane, por duke e mbajtur gjithmonë Pekinin si partnere tregtare.
Merz paralajmëroi hapur se investimi në Kinë mbart “një rrezik të madh”, duke u kërkuar kompanive të kufizojnë ekspozimin e tyre ndaj këtij tregu, sepse në rast dështimi të investimeve për shkak të zhvillimeve të caktuara gjeopolitike, ato nuk duhet të presin mbështetje financiare nga shteti.
Ndërkohë rizgjedhja e Trump president në SHBA, e vendos Gjermaninë në një pozicion të pa eksploruar: nëse Shtetet e Bashkuara bëhen më të mbyllura në vetvete dhe më pak të interesuara për marrëdhëniet me Evropën, si në nivelin e tregtisë ashtu edhe të aleancave, atëherë cili mund të jetë roli i ri i Gjermanisë?
Bazuar në atë që ka treguar deri tani Merz - ose të paktën nga deklaratat e tij - duket se po shfaqet një skenar, në të cilin kancelari gjerman do të ishte më pro-atlantist se sa presidenti amerikan.
Por për të kuptuar nëse mund të jetë vërtet kështu, do të jetë e nevojshme të kuptohen synimet e partnerëve të brendshëm dhe të jashtëm. Por a do ta ndiqnin Merz-in vendet e tjera të Bashkimit Evropian? Dhe në rastin e një qeverie koalicioni me socialdemokratët e Scholz, a nuk do të dobësoheshin pozicionet e reja të CDU-së për shkak të kushtëzimeve të SPD?
Është domethënës fakti që Merz ka treguar shpesh vlerësimin e tij për “trekëndëshin e Weimarit”, formati kur Gjermania diskuton periodikisht mbi çështjet e politikës së jashtme me Francën dhe Poloninë, dy nga vendet që vitet e fundit e kanë theksuar vazhdimisht nevojën për të forcuar mbështetjen për Kievin.
Por nuk mund të mos vihet re se Franca po përballet aktualisht me një krizë lidershipi, e cila është edhe më serioze se ajo nga e cila Berlini mund të dalë në këto zgjedhje. Ndërsa Polonia nuk ka (të paktën ende për momentin) peshën politike për të vepruar si lidere në Evropë.
Për të disatën herë në vetëm pak vite, Gjermania duhet të gjejë një rol për veten në një kontekst global thellësisht të ndryshuar dhe në ndryshim. Me këtë vështirësi, ajo i afrohet Konferencës së Mynihut, në një vit zhvillimesh shumë të mëdha./Përshtati “Pamfleti” nga “Linkiesta”
Lini një Përgjigje