TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Shkurt 2025, 18:45

Zelensky ndryshon mendje: I hapur të flas për marrëveshjen e paqes me Putinin!

Shkruar nga Pamfleti

Zelensky ndryshon mendje: I hapur të flas për marrëveshjen e

I ndodhur në një pozicion të vështirë që nga ardhja e Donald Trump në pushtet, Presidenti ukrainas foli sot sërish në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Duke folur për marrëveshjen paqes, ai deklaroi se është i përgatitur të flasë vetëm me një zyrtar rus dhe ai është Vladimir Putin.

Zelensky tha se do ta bënte këtë vetëm pasi Ukraina të ketë rënë dakord për një plan të përbashkët me Donald Trump dhe udhëheqësit evropianë, raporton “SkyNews”.

"Unë do të takohem me rusët - vetëm me një djalë rus, me Putinin - vetëm pasi të kemi plan të përbashkët me Trump, Evropë ... dhe do të ulemi me Putinin dhe do të ndalojmë luftën. Vetëm në këtë rast jam gati të takohem", tha ai. 

Ai shtoi se Trump i kishte dhënë numrin e tij personal të telefonit dhe i tha se mund të telefononte në çdo kohë.

Lini një Përgjigje