
Zëvendëspresidenti i SHBA JD Vance artikuloi një sulm të fortë ndaj qeverive evropiane të premten, duke i akuzuar për injorimin e vullnetit të popullit të tyre. JD Vance tha se po qeveritë europiane po censuronin dhe shtypnin pikëpamjet populiste.
Deklaratat e zv.Presidentit amerikan ishin befasuese dhe shumë larg fjalimeve normale të lidhura me mbrojtjen në Konferencën vjetore të Sigurisë në Mynih.
Në vend që të fliste për buxhetet e mbrojtjes dhe Rusinë, Vance tha se ishte dëshmitar i "tërheqjes së Evropës nga disa nga vlerat e saj më themelore".
Fjalimi u përqëndrua kryesisht në çështjet e luftës kulturore dhe populizmin, me Vance që akuzoi qeveritë evropiane dhe Bashkimin Evropian se janë "komisarë" më të interesuar në mbytjen e fjalës së lirë sesa në sigurimin e sigurisë për qytetarët e tyre.
Ai gjithashtu sulmoi nivelet e larta të migracionit, duke prekur të njëjtat tema që përcaktuan kthimin e Donald Trump në pushtet në Shtetet e Bashkuara. Ai tha se po lutej për viktimat e sulmit të së enjtes në Mynih, kur një emigrant goditi me makinë një turmë njerëzish.
"Sa herë duhet të pësojmë këto pengesa të tmerrshme përpara se të ndryshojmë kursin dhe ta çojmë qytetërimin tonë në një drejtim tjetër?" tha Vance.
Duke pasur një këndvështrim absolutist të fjalës së lirë, ai vazhdoi: "unë besoj thellësisht se nuk ka siguri nëse keni frikë nga zërat, opinionet dhe ndërgjegjja që drejtojnë vetë njerëzit tuaj."
Lini një Përgjigje