TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Nëntor 2023, 21:03

"Gaza po kthehet në një varrezë fëmijësh", ministri i Jashtëm izraelit i përgjigjet Guterres: Turp të kesh!

Shkruar nga Pamfleti

"Gaza po kthehet në një varrezë fëmijësh",

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen ka reaguar ashpër pas deklaratave të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres.

Guterres e përshkroi Gazën si një “varrezë për fëmijët”, ndërsa bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

“Turp të kesh. Më shumë se 30 të mitur mes tyre një foshnjë 9 muajshe, si dhe të vegjël dhe fëmijë që panë prindërit e tyre duke u vrarë gjakftohtë po mbahen kundër vullnetit të tyre në Rripin e Gazës.

Hamasi është problemi në Gaza, jo veprimet e Izraelit për të eliminuar këtë organizatë terroriste”, tha ministri izraelit.

minstri guterres izraelit

Lini një Përgjigje