TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Maj 2023, 21:29

Gati 1/5 e buxhetit të Shqipërisë, zbulohet sa do të kushtojë ceremonia e kurorëzimit të mbretit Charles III

Shkruar nga Pamfleti

Gati 1/5 e buxhetit të Shqipërisë, zbulohet sa do të

Prej muajsh ka nisur puna për ceremoninë madhështore të kurorëzimit të mbretit Charles III, që do të mbahet më 6 maj në Westminster. Edhe pse Mbreti Charles ka deklaruar se dëshiron të thjeshtojë kurorëzimin sa më shumë që të jetë e mundur, për të reduktuar shpenzimet mbretërore, shifrat janë marramendëse.

Ceremonia në Westminster, siguria për krerët e shteteve, dekorimet, koncerti të gjitha në total do të kushtojnë rreth 950 milion paund, nga të cilat 850 milionë paund do të merren direkt nga arkat e shtetit.

“Këtë vit monarkia do të kushtojë 850 milionë paund të të ardhurave të PBB-së, që do të mungojnë në buxhet për shkak të festës, bank holiday, plus 100 milionë paund për të organizuar ceremoninë në Westminster Abbey dhe gjithë fundjavën e Kurorëzimit, si dhe buxhetin e Komitetit të Orbit të Artë që merret me festimet. Pra në total do të kushtojë 950 milion paund”- shpjegon CEO i Brand Finance, David Haigh për Raportin e ri Financiar të Windsor.

Ceremonia e kurorëzimit përfshin vendosjen e kurorës në kokën e monarkut. Pas kurorëzimit Monarku do të japë kështu titullin e kreut të Kishës së Anglisë dhe ky kurorëzimi do të shënojë fillimin e pushteteve dhe titujve të tyre të veçantë.

Edhe pse ai është tashmë është mbret, kurorëzimi shënon pikën ku Mbreti Charles do të konsiderohet zyrtarisht si 'mbreti' i Anglisë. Kurora është vendosur në një kasafortë në Kullën e Londrës. Gjatë ceremonisë mbreti do të kurorëzohet me një kurorë të rëndë ari të pastër.

Ceremonia do të fillojë në orën 11:30 (15:30 në Indi). Kortezhi i Mbretit pritet të mbërrijë në enure pak para ceremonisë. Ceremonia do të transmetohet në BBC One dhe BBC Radio. Ceremonia do të jetë e disponueshme në BBC iPlayer dhe BBC Sounds.

kurorëzimi mbretit charles 950 milion paund

Lini një Përgjigje