TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Shkurt 2026, 20:33

Garuesi ukrainas përjashtohet nga Lojërat Olimpike, Zelensky: Vendim i tmerrshëm!

Shkruar nga Pamfleti
Garuesi ukrainas përjashtohet nga Lojërat Olimpike, Zelensky: Vendim i
Garuesi ukrainas i skeletonit, Vladyslav Heraskevych

Garuesi ukrainas i skeletonit, Vladyslav Heraskevych, u përjashtua zyrtarisht nga gara e tij në Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026, ditën e sotme, pasi refuzoi të hiqte helmetën e tij të personalizuar që përshkruan imazhe të atletëve ukrainas të vrarë që nga pushtimi rus i Ukrainës në 2022.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) njoftoi vendimin pak minuta para fillimit të garës së meshkujve në skeleton, duke thënë se Heraskevych (27 vjeç), i cili ishte edhe flamurmbajtës i ekipit ukrainas, “nuk do të jetë në gjendje të fillojë garën e tij” pas refuzimit për të respektuar Udhëzimet e IOC-së për Shprehjen e Atletëve.

Vendimi u mor nga juria e Federatës Ndërkombëtare të Bobslit dhe Skeletonit (IBSF), bazuar në faktin se helmetën nuk plotësonte rregullat, dhe IOC-ja tërhoqi akreditimin e tij me keqardhje. IOC-ja kishte ofruar një mundësi të fundit kompromisi: Heraskevych mund ta mbante “përkrenaren e kujtimit” (që përmban 24 imazhe të atletëve dhe trajnerëve të vrarë) vetëm para dhe pas garës, ndërsa gjatë garimit të lejohej të mbante një shirit të zi në krah.

Megjithatë, atleti insistoi se do ta vishte helmetën gjatë garës, duke thënë se ajo është “teknikisht në rregull”.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky reagoi ashpër në X, duke ndarë një postim të gazetarit Piers Morgan që e quajti vendimin “të neveritshëm”.

“Faleminderit që mbajte një qëndrim parimor, Piers. Vendimi i IOC-së është me të vërtetë moralisht i tmerrshëm”, shkroi Zelensky.

Heraskevych ka paralajmëruar se do ta apelojë vendimin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS). Ndërkohë, shumë vëzhgues e shohin si një simbol të rezistencës ukrainase, ku “çmimi i dinjitetit” u vlerësua mbi pjesëmarrjen olimpike.

ukrainë lojërat olimpike

1 Komente

  1. b
    boby

    shume mire qe e perjashtuan ai qelbesire te shkoje te luftoje sipar urdhrave te karagjozit Zelenski qe e futi vendin ne lufte, shkateroi, vrau popullin e tij dhe vet eshte pasuruar tradhetat, bastard qe do ta mbuloje turpi!! Te zhduket sa me pare

    Lini një Përgjigje