
Shtëpia e Bardhë ka propozuar një sërë pauzash dhe armëpushimesh të lokalizuara në luftime për të lejuar dërgimin e ndihmave në Gaza ose kryerjen e evakuimeve.
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka mbërritur pak minuta më parë në Izrael, në atë që është vizita e tij e dytë që kur Hamasi nisi një seri sulmesh vdekjeprurëse në vend më 7 tetor.
I frikësuar nga zgjerimi i konfliktit, Blinken pritet të diskutojë me qeverinë izraelite për të minimizuar dëmtimin e civilëve në Rripin e Gazës. Përpara se të nisje nga SHBA, Blinken deklaroi se do të kërkonte "masa konkrete" nga Izraeli për të siguruar që dëmtimi i civilëve palestinezë të reduktohej, pas thirrjeve që bëri presidenti i SHBA Joe Biden.
Shtëpia e Bardhë ka propozuar një sërë pauzash dhe armëpushimesh të lokalizuara në luftime për të lejuar dërgimin e ndihmave në Gaza ose kryerjen e evakuimeve.
Takimi i sotme vjen në një pikë kritike të konfliktit, me Izraelin që ka marr një vrull të madh në kundërsulmin i cili ka shkaktuar një reagim ndërkombëtar që ka dalë jashtë pritshmërive të SHBA-së. Izraeli akuzohet nga shumë organizata se po kryen gjenocid me palestinezët dhe kjo mund të kthehet në Boomerang për të dhe aleatin e saj kryesorë SHBA.
Nga ana tjetër sulmet e pamëshirshme izraelite kanë sjellë një reagim dhe nga vendet arabe të cilat kërcënojnë me përfshirje në konflikt. Madje ditën e sotme pritet një fjalim i rëndësishëm nga udhëheqësi i Hezbollahut për luftën Izrael-Hamas. Ajo që do të thotë ai mund të përcaktojë nëse konflikti do të përhapet apo jo.
Libani është në ankth përpara fjalimit të pritur të së premtes të liderit të Hezbollahut, Syed Hassan Nasrallah, mbi luftën e Izraelit në Gaza, për të cilin banorët dhe ekspertët kanë frikë se mund të ndezë tensionet rajonale nëse ai zotohet të përshkallëzojë sulmet kundër Izraelit.
Në përpjekje për të minimizuar përhapjen e konfliktit në Lindjen e Mesme, Blinken do të zhvillojë takime dhe me liderët e shteteve fqinje.
Kështu që me të mbaruar bisedimet në Tel Aviv, Blinken do të udhëtoj drejt Jordani. Ndërkohë që të dielën më 5 nëntor, ai do të bëjë një vizitë të rëndësishme në Turqi, një nga vendet më të zëshme kundër luftës në Gaza. Deklarata dhe akuzat e Erdogan ndaj SHBA-ve dhe Izraelit kanë detyruar sekretarin e shtetit që të ndërmarrë një vizitë në Ankara për të qetësuar situatën tashmë tepër të tensionuar.
Erdogan ka kërcënuar që nga nisja e kundërsulmit izraelit se do të ndërhyjë në konflikt nëse vazhdohet vrasja e civilëve. Ai gjithashtu ka akuzuar SHBA se nuk ndërhynë për të qetësuar situatën për shkak se viktimat e sulmeve janë myslimanë.
Kujtojmë se që nga 7 tetori janë vrarë rreth 1,400 izraelit dhe më shumë se 9,000 palestinezë, duke përfshirë më shumë se 3,000 fëmijë./Pamfleti
Lini një Përgjigje