
Ka ardhur reagimi i parë nga Hamasi pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të SHBA.
Gjatë fushatës së tij, Trump ka premtuar se do t'i jepte fund luftërave në mbarë botën gjatë presidencës së tij. Një zyrtar i lartë i Hamasit tha se premtim do të vihet në provë tani.
Zyrtari i tha agjencisë së lajmeve Reuters se Trump duhet të “mësojë” nga “gabimet” e Joe Biden, i cili ka mbështetur Izraelin në luftën e tij kundër Hamasit.
Zyrtari tha gjithashtu se humbja e dukshme dërrmuese e demokratëve këtë mëngjes është çmimi natyror për “qëndrimin kriminal” të udhëheqjes së tyre në Gaza.
Lini një Përgjigje