Mëngjesin e sotëm të 21 Majit ka filluar takimi i Presidentit të SHBA Joe Biden me liderin ukrainas Volodymyr Zelensky në Hiroshima në margjinat e samitit të G7.
"Ne jemi të gjithë së bashku," thotë Zelensky ndërsa merr pjesë në samitin e G7
Para takimit Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ai i kishte paraqitur "botës" formulën e paqes me 10 pika të Ukrainës, teksa takoi liderët botërorë në samitin e G7 në Hiroshima, Japoni.
“Për sa kohë që pushtuesit mbeten në tokën tonë, askush nuk do të ulet në tryezën e bisedimeve me Rusinë”, shkroi Zelensky në Twitter, duke shtuar se “bota ka fuqi të mjaftueshme për të detyruar Rusinë të rivendosë paqen hap pas hapi”.
“Bota jonë është e gjerë, por ne jemi të gjithë së bashku. Nga Japonia në vendet arabe, nga Evropa në Amerikën Latine, ne gjejmë mbështetje për formulën tonë. Dhe ne vazhdojmë këtë punë," tha ai.
Zelensky gjithashtu konfirmoi arritjet ruse në Bakhmut.
Në takimin e tij me Biden, lideri ukrainas dukej se konfirmoi se forcat ruse kanë pushtuar Bakhmutin, duke thënë se nuk kishte mbetur "asgjë" nga qyteti.
I pyetur nëse qyteti i shkatërruar lindor ishte ende nën kontrollin e Ukrainës, Zelensky nuk ishte plotësisht i qartë, por ai tha: "Unë mendoj se jo".
"Për sot, Bakhmut është vetëm në zemrat tona."
Rusia dhe Ukraina janë duke luftuar në Bakhmut për muaj të tërë. Rusia ka mbajtur prej kohësh pjesë të mëdha të territorit, por Ukraina i ka mbajtur pjesët perëndimore - dhe së fundmi madje ka shpallur fitime të vogla.
Lini një Përgjigje