Trump Jr në disa raste ka promovuar besnikët dhe ata papërvojë më shumë se personat e kualifikuar për pozicione të larta në administratën e ardhshme të presidentit të zgjedhur Donald Trump.
Donald Trump Jr është shfaqur si personi më me ndikim i familjes në momentin kur babai i tij, presidenti i zgjedhur po ndërton kabinetin më të diskutueshëm në historinë moderne të SHBA-së.
Trump, i cili e vlerëson shumë besnikërinë, është mbështetur prej kohësh te anëtarët e familjes për këshilla politike, por cili i afërm ka më shumë ndikim te presidenti dhe arrin të ndryshojë.
Bëhet fjale për Don Jr., i cili ka ndihmuar pretendentët e kabinetit të fundosen ose të ngrihen, nga përkrahja e senatorit JD Vance si kandidati i Trumpit deri te bllokimi i ish-Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo që t'i bashkohet kabinetit- përfshirë donatorë, miq personalë dhe aleatë politikë.
Trump Jr në disa raste ka promovuar besnikët dhe ata papërvojë më shumë se personat e kualifikuar për pozicione të larta në administratën e ardhshme të presidentit të zgjedhur Donald Trump.
Një burim pranë djalit të Donald Trump tha se ai do t'i japë këshilla babait të tij në Shtëpinë e Bardhë, megjithëse nuk do të përfshihet në diskutimet e përditshme.
Dy nga kandidatët që Don Jr. mbrojti mund të përballen me një proces të vështirë konfirmimi në Senat: Robert F. Kennedy Jr., të cilin Trump planifikon ta emërojë si zyrtarin më të lartë të shëndetësisë në SHBA dhe Tulsi Gabbard që Trump planifikon ta emërojë si shef të inteligjencës.
Kennedy është një aktivist mjedisor që ka përhapur dezinformim mbi vaksinat. Gabbard, një ish-kongresiste demokrate, la të kuptohej se presidenti rus Vladimir Putin kishte arsye të vlefshme për pushtimin e Ukrainës dhe nxiti polemika kur ajo takoi presidentin sirian Bashar al-Assad në vitin 2017.
Don Jr. ndikueshëm- deri në një pikë
Don Jr. ishte gjithashtu i rëndësishëm në lobimin e babait të tij për të zgjedhur mikun e tij të ngushtë Vance si kandidat të Trumpit.
Vance ishte i njohur si njeriu shumë pranë Trump, por retorika e tij kundër korporatave, kundërshtimi ndaj ndihmës për Ukrainën dhe komentet e së kaluarës bënë që disa prej mbështetësve të stepen. Trump ishte i lumtur me Vance, duke i dhënë Don Jr. kapital shtesë politik si këshilltar gjatë tranzicionit.
Jo të gjitha zgjedhjet e Don Jr, kanë rezultuar pozitive. Ai ishte i interesuar që Ric Grenell, një mik i afërt dhe ish-ambasador në Gjermani, të merrte sekretarin e shtetit. Babai i tij zgjodhi përfundimisht Senatorin Marco Rubio, pikëpamjet e të cilit konsiderohen nga mbështetësit kryesorë të Trump si shumë tradicionale dhe internacionaliste.
Dy nga burimet pranë Don Jr. thanë se ai nuk merr parasysh të gjitha vendimet e personelit dhe nuk po punon në procesin e tranzicionit ose në Mar-a-Lago me kohë të plotë. Burimi thotë gjithashtu se nuk pritet që të luajë një rol të madh në vettingun e kandidatëve për punë të niveleve më të ulëta.
Në gjurmët e së motrës
Gjatë administratës së parë të Trump, si presidenti i 45-të, vajza e tij e madhe, Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner ishin këshilltarë politikë të nivelit të lartë, ndërsa djemtë e tij Don Jr dhe Eric u caktuan kryesisht për të drejtuar biznesin familjar.
Vajza e Trump Ivanka dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner spikatën në fushatën e tij presidenciale të vitit 2016, tranzicionin pasues dhe gjatë mandatit të tij të parë.
Këtë herë, ata janë shumë më pak aktivë, megjithëse Kushner, ish-këshilltari i lartë i Trump, i cili u fokusua në Lindjen e Mesme tha se po informon investitorin e pasurive të paluajtshme Steve Witkoff për punën e tij të re si i dërguar i posaçëm në rajon.
"Kam punuar me Witkoff për ta nxitur atë në përpjekjet e kaluara të Trump", tha Kushner përmes një zëdhënësi.
Disa burime të afërta me Kushner thanë se presin që ai të përfshihet në politikën e Lindjes së Mesme, me qëllimin e normalizimit të marrëdhënieve midis Izraelit dhe Arabisë Saudite sipas një zgjerimi të Marrëveshjes së Abrahamit të vitit 2020. Kushner ndihmoi ndërmjetësimin e marrëveshjeve, një seri marrëveshjesh normalizimi midis Izraelit dhe kombeve arabe.
Sipas përfaqësuesve të tyre dhe burimeve, Kushner, Ivanka dhe vëllai Eric Trump, i cili drejton biznesin e Organizatës Trump, nuk planifikojnë t'i bashkohen administratës së re.
Gjithashtu, thuhet se Trump nuk duket se ka nevojë për familjen e tij për këshilla aq shumë sa në të kaluarën për shkak të ndihmësve si Susie Wiles, të cilët ndihmuan në drejtimin e fushatave zgjedhore deri më tani.
Trump ka emëruar Wiles si shefin e tij të shtabit, një pozicion i fuqishëm në Uashington.
"Gjërat janë vërtet të kufizuara. Ai mund të mos ketë nevojë për familjen këtë herë si dikur", tha burimi i afërt me ekipin e Trump./ Përshtati "Pamfleti", nga "Reuters".
Lini një Përgjigje