
Dokumenti sugjeron se artikujt që njerëzit duhet të përgatisin si pjesë e një "kompleti të mbijetesës", përfshijnë të paktën gjashtë litra ujë në shishe, 10 kanaçe ushqimi, bateri, një elektrik dore dhe pajisje mjekësore duke përfshirë paracetamol, kompresa dhe solucione të kripura.
Qeveria franceze thuhet se po planifikon të dërgojë një "manual mbijetese" për të gjitha familjet që jetojnë në territorin e saj dhe përmban këshilla se çfarë duhet të bëjnë në rast të një konflikti të armatosur, fatkeqësish natyrore ose krize shëndetësore.
Dokumenti përbëhet nga rreth 20 faqe dhe është i ndarë në tre pjesë, sipas radios Europe 1, ku e rregulli i parë është; mbron "veten dhe ata që të rrethojnë".
Dokumenti sugjeron se artikujt që njerëzit duhet të përgatisin si pjesë e një "kompleti të mbijetesës", përfshijnë të paktën gjashtë litra ujë në shishe, 10 kanaçe ushqimi, bateri, një elektrik dore dhe pajisje mjekësore duke përfshirë paracetamol, kompresa dhe solucione të kripura.
Pjesa e dytë përshkruan veprimet që duhen ndërmarrë në rast të një kërcënimi të afërt dhe rendit numrat e urgjencës si dhe hapat që duhen ndjekur në varësi të llojit të krizës. Një pjesë rekomandon mbylljen e të gjitha dyerve në rast të një aksidenti bërthamor.
Seksioni i tretë detajon se si të "përfshiheni" në mbrojtjen e komunitetit, duke përfshirë regjistrimin në njësitë rezervë ose grupet e zjarrfikësve.
Nëse pranohet nga kryeministri francez Francois Bayrou, do të dërgohet në të gjitha shtëpitë deri në verë, raportoi Europe 1.
“Ky dokument synon të sigurojë qëndrueshmërinë e popullatës përballë të gjitha llojeve të krizave, qofshin ato natyrore, teknologjike, kibernetike apo të lidhura me sigurinë”, tha një zëdhënës i zyrës së kryeministrit francez për radiostacionin.
Gazeta franceze Le Figaro tha se koha e publikimit të manualit "mund të sugjerojë lehtësisht se shteti po reagon ndaj situatës së paqëndrueshme ndërkombëtare".
Udhëzimi i mëparshëm nga qeveria franceze i lëshuar në vitin 2023 për një "komplet urgjence" sugjeroi:
Të paktën gjashtë litra ujë në shishe;
Kanaçe me ushqime;
Bateri dhe një elektrik dore;
Pajisje mjekësore, duke përfshirë paracetamolin, kompresat dhe solucionin e kripur;
Një radio me bateri;
Mjetet bazë;
Veshje të ngrohta;
Karikues telefoni;
Para Cash;
Syzet me recetë;
Çelësat dublikatë;
Fotokopje të dokumenteve thelbësore;
Lojëra për të kaluar kohën.
Ndërsa mediat franceze thanë se manuali nuk përmend Rusinë ose luftën e Ukrainës me emër, në fillim të këtij muaji presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi kombin për "kërcënimin rus" me të cilin përballet Evropa ndërsa SHBA-të shkëputen nga kontinenti.
“Kërcënimi rus është këtu dhe po prek vendet evropiane, duke prekur edhe ne. Dua të besoj se SHBA-të do të qëndrojnë pranë nesh, por ne duhet të jemi gati nëse ata nuk e bëjnë këtë”, tha Macron.
Kjo vjen pasi Suedia dërgoi një version të ri të një broshure emergjente të kohës së Luftës së Ftohtë në tetor të vitit të kaluar, duke këshilluar qytetarët e saj se çfarë të bënin në rast krize ose lufte./Përshtati "Pamfleti" nga "SkyNews"
Lini një Përgjigje