TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Nëntor 2023, 15:37

Çfarë do të ndodhë pas skadimit të afatit të armëpushimit në Gaza?

Shkruar nga Corriere della Sera

Çfarë do të ndodhë pas skadimit të afatit të

Sot në veri të Sinait do të mbërrijë i pari avion nga tre fluturimet, të cilat sjellin ilaçe dhe “ndihma” për Rripin e Gazës.

Mallrat do t'u dorëzohen civilëve nga OKB-ja, shpjegojnë zyrtarët, duke nënvizuar se presidenti i SHBA Joe Biden, këshilltari i tij për sigurinë kombëtare Jake Sullivan dhe sekretari i shtetit Antony Blinken (i cili këtë javë do të kthehet për herë të tretë në Izrael me shpresën e duke zgjatur më tej armëpushimin) kanë folur në telefon me kryeministrin Netanyahu thuajse çdo natë për të zgjatur armëpushimin.

Burimet saktësojnë se “ndihma nuk lidhet me lirimin e pengjeve”, por pauzat në luftime kanë garantuar hyrjen e 210-240 kamionëve në ditë dhe ky nivel duhet të ruhet ose të rritet, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Pas fazës 1, pra sigurimit të vazhdimësisë së ndihmës, zyrtarët sqarojnë se objektivi i administratës është të kalojë në fazën 2 që konsiston në hyrjen e mallrave tregtare, me 300-400 kamionë në ditë. Përveç rritjes së numrit, kjo do të kërkojë inspektime. Izraelitët nuk do të lejojnë përdorimin e kalimit Kerem Shalom, shtojnë zyrtarët në përgjigje të pyetjes së një gazetari.

Burimet thonë gjithashtu se Shtëpia e Bardhë po nënvizon se mënyra se si Izraeli lufton në jug të Rripit është e rëndësishme: “Kur ushtria izraelite lëviz në jug, operacioni i tyre nuk duhet të çojë në zhvendosje të mëtejshme të popullsisë siç ka ndodhur në Veri" (80% e rreth dy milionë banorëve të Gazës tani ndodhen në qendër dhe në jug të Rripit). Dhe burimet shtojnë: “Izraeli ka qenë i hapur ndaj kësaj nevoje që fushata ushtarake të jetë ndryshe në Jug”.

Lini një Përgjigje