TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Shkurt 2026, 11:18

Sulmet rusë ne Ukrainë alarmojnë NATO-n, Mark Rutte takohet me Zelenskyn në Kiev 

Shkruar nga Pamfleti
Sulmet rusë ne Ukrainë alarmojnë NATO-n, Mark Rutte takohet me
Volodymyr Zelensky dhe Mark Rutte

Sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjitike në Ukrainë, duke se kanë alarmuar aleancën ushtarake NATO. 

Sekretari i Përgjithshëm i aelenacës, Mark Rutte ka mbërritur në Kiev ku është takuar me presidentin e Ukrainës, Volodymy Zelensky.

NATO nuk ka bërë një njoftim zyrtar për vizitën pasi nuk ishtee parashikuar, por mungesa e paralajmërimeve është e zakonshme për shkak të shqetësimeve të larta për sigurinë gjatë konfliktit.

Rutte dhe Zelensky kryen nderime në "Sheshin e Pavarësisë", në nderim të ushtarëve ukrainas që kanë humbur jetën në luftë.

Vizita e Rutte vjen pasi Rusia nisi sulme masive ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës. Qyteti është goditur vazhdimisht nga raketa balistike.

"Bombardimi i Kharkivit ka vazhduar për më shumë se tre orë. Qëllimi është të shkaktohet dëmi maksimal dhe të lihet qyteti pa ngrohje në mes të dimrit", tha kryetari i bashkisë Igor Terekhov.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky reagoi pas sulmeve ruse, ku tha se Rusia preferon terrorin mbi diplomacinë. Ndërkaq, presidenti amerikan, Donald Trump duket i pashqetësuar nga sulmet. Ai u ka thënë gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se ka përparim në zgidhjen e konfliktit në Ukrainë dhe se shpejti mund të ketë lajme të mira.

 

mark rutte volodymyr zelensky lufta rusi-ukraine

Lini një Përgjigje