TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Tetor 2023, 17:37

Sulmet në Gaza, Izraeli kërcënon Hamasin: Kërkuat ferrin, ferr do të merrni!

Shkruar nga Pamfleti

Sulmet në Gaza, Izraeli kërcënon Hamasin: Kërkuat ferrin,

Zyrtari më i lartë i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, i ngarkuar me operacionet në territoret palestineze, Ghassan Aliyan, ka kërcënuar popullin e Gazës dhe udhëheqjes së Hamasit, duke dënuar mbështetjen popullore palestineze për grupin terrorist.

“Rrëmbimi, abuzimi dhe vrasja e fëmijëve, grave dhe të moshuarve është çnjerëzore. Nuk ka asnjë justifikim për këtë. Hamasi është shndërruar në ISIS dhe banorët e Gazës, në vend që të frikësohen, po festojnë. Nuk do të ketë energji elektrike dhe ujë në Gaza, do të ketë vetëm shkatërrim. Dëshiruat ferrin, ferr do të merrni”, u shpreh ai.

Organizata e armatosur palestineze Hamas lëshoi ​​një breshëri raketash nga Rripi i Gazës kundër qytetit bregdetar jugor izraelit Ashkelon paraditen e sotme. Sipas gazetës izraelite Haaretz, një hotel në këtë qytet është goditur nga raketat.

Më herët, zëdhënësi i Brigadave Ezzedine al-Qassam, Abu Obaydah, krahu i armatosur i Hamasit, paralajmëroi banorët e Ashkelon se ata duhet të largohen nga qyteti deri në orën 17:00.

mesazh hamas izrael

Lini një Përgjigje