Mediat iraniane kanë raportuar se ish-ministri i Jashtëm, Kamal Kharrazi ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve që mori nga një sulm i ndodhur më herët këtë muaj.
Kharrazi njihej në skenën politike të Iranit si një politikan reformist, kreu i Këshillit Strategjik për Marrëdhëniet e Jashtme të Iranit dhe këshilltar i ish-Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei.
Ai shërbeu si ministër i Jashtëm i Iranit nga viti 1997 deri në 2005.
Faqja iraniane e lajmeve Jamaran, e prirur drejt reformistëve, kishte raportuar më 1 prill se Kamal Kharrazi ishte “plagosur rëndë dhe ishte shtruar në spital” pas një sulmi që, sipas raportit, i kishte marrë jetën bashkëshortes së tij. Jamaran kishte raportuar se shtëpia e Kharrazit në Teheran ishte vënë në shënjestër.
Ndërkohë në orët e para të mëngjesit të së premtes, Izraeli ka aktivizuar alarmin ajror pas lëshimit të raketave nga Libani. Hezbollahu publikoi disa deklarata në Telegram duke pretenduar se kishte lëshuar tri valë sulmesh me raketa dhe dronë në orët e para të mëngjesit kundër ushtarëve izraelitë në të dy anët e kufirit, si dhe kundër një qyteti në veri të Izraelit.
Ndërkohë, Netanyahut i është kërkuar nga Trump që të zbusë sulmet ndaj Libanit për të ndihmuar me bisedimet për paqe.
Zëvendëspresidenti JD Vance pritet të udhëtojë në Pakistan, ku anëtarë të administratës Trump do të nisin bisedime paqeje me Iranin këtë fundjavë.
Mediat iraniane raportojnë se ish-ministri i Jashtëm Kamal Kharrazi ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve që mori nga një sulm, të ndodhur më herët gjatë këtij muaji. Ai “ishte plagosur rëndë”, kurse bashkëshortja e tij humbi jetën.
Kharrazi njihej në skenën politike të Iranit si një politikan reformist, kreu i Këshillit Strategjik për Marrëdhëniet e Jashtme të Iranit dhe këshilltar i ish-Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei. Ai shërbeu si ministër i Jashtëm i Iranit nga viti 1997 deri në 2005.
Lini një Përgjigje