
Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan tha se sulmet e Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë kundër Houthis në Jemen nuk kanë qenë proporcionale.
Presidenti turk u shpreh se të dyja vendet po përpiqen ta kthejnë Detin e Kuq në një “det gjaku”.
Ai tha gjithashtu se Izraeli do të dënohet në Gjykatën Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara në Hagë, ku Afrika e Jugut ka apeluar kundër tij, duke e akuzuar atë për “akte që përbëjnë gjenocid” kundër palestinezëve në Gaza.
"Unë besoj se Izraeli do të shpallet fajtor", tha Erdogan.
Lini një Përgjigje