
Njeriu i dytë më i pasur në botë, miliarderi Elon Musk, i cili është CEO i kompanisë së teknologjisë së hapësirës ajrore SpaceX dhe prodhuesit të automjeteve Tesla, si dhe pronar i platformës së rrjeteve sociale X, tha këtë të mërkurë se ai nuk do të mbështesë financiarisht fushatën zgjedhore as të republikanit Donald Trump dhe as të demokratit Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
Trump u takua disa ditë më parë në Florida me Musk, njeriun e dytë më të pasur në botë, sipas Bloomberg. Por ky i fundit e bëri të qartë se nuk do të financojë asnjë prej kandidatëve, me anë të një postimi në platformën sociale “X”.
“Për të qenë absolutisht i qartë: Unë nuk po i dhuroj para asnjërit prej kandidatëve për presidencën e Shteteve të Bashkuara“, shkruan Musk.
Just to be super clear, I am not donating money to either candidate for US President
— Elon Musk (@elonmusk) March 6, 2024
Kujtojmë se në vitin 2022, përpara zgjedhjeve afatmesme në SHBA, Elon Musk u kishte kërkuar votuesve amerikanë që t’u jepnin republikanëve kontrollin e Kongresit. Në fund, Partia Republikane siguroi një shumicë në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa demokratët e Presidentit Biden ruajtën kontrollin e Senatit.
Lini një Përgjigje