Rangers, Navy SEALs, ekipet e helikopterëve Night Stalkers që "kapën" Maduron dhe Brigada e 82-të Ajrore nxitojnë drejt Gjirit Persik.
Transporti ajror që është zhvilluar ditët e fundit mbi Mesdheun Lindor dhe Jordaninë tregon një intensifikim të qartë të aktivitetit ushtarak amerikan në rajon. Dhjetëra avionë transporti C-17 Globemaster III po kryejnë fluturime të vazhdueshme, duke transportuar njësi të avancuara të ushtrisë amerikane drejt bazave pranë Gjirit Persik.
Sipas të dhënave nga monitorimi i fluturimeve të publikuara nga @TheIntelFrog dhe të përmbledhura nga OpenSource Report, që nga 12 marsi janë regjistruar të paktën 35 fluturime të tilla, ndërsa edhe 11 të tjera janë në zhvillim. Destinacionet kryesore përfshijnë bazën ajrore Ovda në Izrael me 17 fluturime, bazën King Faisal në Jordani me 13 dhe aeroportin ndërkombëtar King Hussein me 4 fluturime.
Sipas raportimeve të The Jerusalem Post, dislokimi përfshin rreth 2,500 marinsa, 2,000 trupa të tjera tokësore, 3,000 parashutistë dhe tre anije amfibe. Ndërkohë, The Wall Street Journal raportoi se forcat e marinës pritet të mbërrijnë në ditët në vijim, ndërsa njësi të tjera do të ndjekin gjatë javëve të ardhshme. Njësitë ajrore mbeten në gjendje gatishmërie të lartë.
Forcat e përfshira përfaqësojnë një pjesë të konsiderueshme të njësive më të specializuara të SHBA-së. Ato përfshijnë Divizionin e 82-të Ajror nga Fort Bragg, i cili konsiderohet si forca kryesore e reagimit të shpejtë global. Sipas The New York Times, po shqyrtohet përdorimi i forcës së reagimit të menjëhershëm të këtij divizioni, rreth 3,000 parashutistë që mund të dislokohen brenda 18 orëve kudo në botë. Aktivitetet stërvitore të njësisë janë pezulluar për të ruajtur gatishmërinë, ndërsa brigada e aviacionit është integruar në komandën CENTCOM për mbështetje ajrore.
Nga Fort Campbell janë nisur katër fluturime që lidhen me 160th SOAR, të njohur si “Night Stalkers”, njësi e specializuar në operacione ajrore të forcave speciale. Kjo njësi është e trajnuar për infiltrimin dhe nxjerrjen e trupave në territore armiqësore, duke përdorur helikopterë të modifikuar Black Hawk dhe Chinook.
Gjithashtu, shtatë fluturime nga baza JB Lewis-McChord lidhen me Regjimentin e 75-të Ranger, një forcë e specializuar në operacione të shpejta sulmuese dhe kapjen e objektivave strategjikë, përfshirë aeroporte dhe objektiva me vlerë të lartë. Katër fluturime të tjera nga stacioni detar Oceana lidhen me njësitë Navy SEALs, të cilat operojnë në mjedise detare, përfshirë zbarkime në brigje dhe operacione nënujore.
Aktivitet i shtuar është vërejtur edhe në Fort Bragg, që lidhet me njësi të nivelit të lartë si Delta Force dhe Komanda e Përbashkët e Operacioneve Speciale (JSOC). Në të njëjtën kohë, në rajon ndodhet tashmë Brigada e 2-të e Divizionit të 10-të Malor, me rreth 1,900 trupa, në kuadër të operacionit “Inherent Resolve” në Irak dhe Siri.
Prania ushtarake përforcohet edhe nga njësitë ekspedicionare të Marinës, përfshirë 31st MEU me anijen USS Tripoli dhe 11th MEU me USS Boxer, të cilat ofrojnë kapacitete amfibe dhe mbështetje ajrore me helikopterë sulmues.
Struktura e kësaj force sugjeron një organizim të koordinuar operacional: njësitë SEAL mund të sigurojnë objektivat fillestarë nga deti, 160th SOAR mund të transportojë njësi të operacioneve speciale për ndërhyrje të shpejta, ndërsa Divizioni i 82-të Ajror mund të vendosë kontroll territorial.
Sipas analizave nga burime të hapura, një nga objektivat me rëndësi strategjike mund të jetë ishulli Kharg në Gjirin Persik, i cili përpunon rreth 90% të eksporteve të naftës së Iranit. Megjithatë, nuk ka konfirmim zyrtar për ndonjë operacion konkret në këtë drejtim.
Deri tani, autoritetet amerikane nuk kanë shpallur një vendim përfundimtar për ndërhyrje ushtarake, ndërsa zhvillimet aktuale interpretohen si rritje e gatishmërisë dhe demonstrim i kapaciteteve ushtarake në rajon./Përshtati "Pamfleti", nga "Newsbomb"
Le të zbarkoi Netanjahu ushtarët izraelit për pushtimin tokësor të Iranit dhe jo trupat Amerikane. Çfarë janë ushtarët amerikanë bedel të Izraelit?
Le të shkojnë e të vriten për çifutët. Po pate president gomarin dhe ushtarët janë kriça