TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Nëntor 2024, 22:35

“Krimea ka vdekur”, ekipi i Trump distancohet nga deklaratat e ish-këshilltarit të tij

Shkruar nga Pamfleti

“Krimea ka vdekur”, ekipi i Trump distancohet nga deklaratat e

Sot bëri bujë intervista e Bryan Lanza, një këshilltar i Donald Trump, i cili sugjeroi se prioriteti për presidentin e ardhshëm të SHBA kur bëhet fjalë për Ukrainën do të ishte paqja - dhe jo kthimi i territorit.

Por ekipi i Trump është distancuar nga komentet e Lanzës.

Ata këmbëngulën se ai nuk po fliste në emër të presidentit të zgjedhur.

“Bryan Lanza ishte kontraktor për fushatën”, tha zëdhënësi. "Ai nuk punon për presidentin [i zgjedhur] Trump dhe nuk flet për të", shtoi ai

Ekipi i tranzicionit aktualisht po verifikon personelin dhe po harton politikat që Trump mund të miratojë gjatë mandatit të tij të dytë.

 

Lini një Përgjigje