TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Maj 2023, 09:02

E rëndë në Meksikë/ Autobusi me turistë bie nga shkëmbi, humbin jetën 18 persona

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Meksikë/ Autobusi me turistë bie nga

Një aksident tragjik ka ndodhur në Meksikë ku të paktën 18 persona kanë humbur jetën dhe 33 të tjerë u plagosën kur një autobus ra nga një shkëmb në perëndim të kryeqytetit.

Zyra e prokurorit në Nayarit, shteti meksikan ku ndodhi aksidenti, tha se autobusi ra nga një lartësi prej 15 metrash, në autostradën që lidh kryeqytetin e shtetit Tepic dhe destinacionin turistik Puerto Vallarta.

"Ne patëm një aksident trafiku që përfshin një autobus të një kompanie private që transportonte turistë nga Guadalajara, shteti Jalisco (perëndim) në Guayabitos.", tha shefi i zjarrfikësve Pedro Nunes.

Ky është një destinacion veçanërisht i popullarizuar për plazhet e tij, në bregdetin meksikan në Paqësor.

Të paktën 11 të mitur të plagosur u transferuan në spitale për trajtim mjekësor. Sakaq, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur arsyet e rënies së autobusit dhe për të identifikuar viktimat.

aksident meksike autobus shkemb

Lini një Përgjigje