TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Korrik 2024, 13:50

E pashqetësuar filmon ngjarjen, lëvizjet e çuditshme të gruas gjatë atentatit ndaj Trump bëhen virale (Video)

Shkruar nga Pamfleti

E pashqetësuar filmon ngjarjen, lëvizjet e çuditshme të

Pamje të reja janë publikuar në rrjet në lidhje me atentatin ndaj ish-presidentit.

Një grua, pjesë e tribunës ku qëndronte Trump në momentin e të shtënave ajo nuk është trembur, por ka nxjerrë telefonin dhe filmon ngjarjen.

Nuk dihet ende identiteti i saj, ndërsa pamjet janë bërë virale në rrjet.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by newsmondo.it (@newsmondo.it)

Ndërkohë pas atentatit hetimet për vrasjen e Donald Trump kanë marrë një tjetër rrjedhë. Duket se pas kësaj ngjarjeje të rëndë nuk fshihet thjesht një adoleshent që nuk e kishte qejf ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara.

CNN ka mësuar se Shërbimi Sekret kishte rritur sigurinë pasi kishte marrë informacione për një komplot iranian për të ekzekutuar Donald Trump.

Megjithatë, nuk është konfirmuar se autori, 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks, kishte lidhje me Iranin apo jo. Hetimet vijojnë për të zbardhur të plotë ngjarjes, se kush fshihet pas atentatit që tronditi jo vetëm Amerikën, por të gjithë botën.

Donald Trump u qëllua me armë gjatë një takimi elektoral në Pensilvani. Për fat të mirë, plumbi e kapi në pjesën e veshit të djathtë, por pa rrezik për jetën. Sulmi ndaj ish-presidentit ka ngjallur shumë reagime për sigurinë e Trump, teksa është dënuar nga të gjithë liderët e botës. Autori 20-vjeçar u ekzekutua nga siguria.

Lini një Përgjigje