TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Qershor 2024, 13:58

Krime lufte, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhër-arrest për dy bashkëpunëtorët e ngushtë të Putinit

Shkruar nga Pamfleti

Krime lufte, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon

Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) ka vënë në listën e kuqe dy emra të tjerë të afërt të Putinit.

Mësohet se është lëshuar një urdhër arrest për ish-ministrin rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Valery Gerasimov.

Ata akuzohen për krime të dyshuara ndërkombëtare, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Pas këtyre dy personazheve, numri i zyrtarëve të akuzuar për këto vepra penale ka shkuar në 4. Kujtojmë se GJNP më herët ka lëshuar urdhër-arreste për presidentin Vladimir Putin dhe zyrtaren ruse Maria Lvova-Belova.

Lini një Përgjigje