TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Qershor 2026, 09:01

Dy tëmetet mbi 7 ballë në Venezuelë, Trump urdhëron agjencitë amerikane për ndihmë urgjente

Shkruar nga Pamfleti
Dy tëmetet mbi 7 ballë në Venezuelë, Trump urdhëron
Donald Trump

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka reaguar në Truth Social lidhur me tërmetet në Venezuelë.

Ai ka deklaruar se SHBA do ti vijnë në ndihmë popullit të Venezuelës në këtë kohë të vështirë.

“Dy tërmetet e mëdha që sapo goditën popullin e madh të Venezuelës janë me përmasa gjigante dhe kanë lënë një numër shkatërrues viktimash.Shtetet e Bashkuara qëndrojnë gati, të gatshme dhe të afta për të ndihmuar!”, tha Trump.

Trump shtoi se ka “urdhëruar të gjitha agjencitë e qeverisë të përgatiten për të vepruar shpejt”.

“Ne do të jemi aty për miqtë tanë të rinj dhe të mëdhenj. Raportimet pararaprake nuk janë të mira!!!”, shtoi presidenti i SHBA-ve. 

Deri tani nuk ka raportime zyrtare publike për numrin e viktimave.

Ndërkohë, sekretari i Shtetit, Marco Rubio, tha se vendi po dërgon “menjëherë ekipe kërkim-shpëtimi, burime mjekësore dhe ndihmë humanitare” drejt Venezuelës.

 

donald trump dy tëmetet mbi 7 ballë në venezuelë

Lini një Përgjigje