TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Gusht 2025, 16:59

“Duam marrëveshje të plotë”, Netanyahu i ‘kreh bishtin’ Trumpit: Presidenti më i ditur dhe miku më i madh i Izraelit

Shkruar nga Pamfleti

“Duam marrëveshje të plotë”, Netanyahu i ‘kreh

Zëdhënësi i qeverisë izraelite, David Mencer, e quajti Donald Trump “presidenti më i ditur dhe miku më i madh i Izraelit”, pavarësisht kritikave të tij për sulmin ajror izraelit që goditi një spital në jug të Gazës, duke lënë 20 të vdekur, përfshirë 5 gazetarë.

Trump u shpreh dje se ishte “i pakënaqur” nga sulmi dhe shtoi: “Nuk dua ta shoh më këtë. Duhet t’i japim fund këtij makthi.”

Zëdhënësi Mencer nuk komentoi më tej mbi deklaratat e Trump, por konfirmoi se ish-presidenti dhe kryeministri Netanyahu janë “në kontakt shumë të shpeshtë”.

Në lidhje me negociatat për armëpushim dhe lirimin e pengjeve, Mencer deklaroi se Izraeli synon vetëm një “marrëveshje të plotë”, që do të sjellë kthimin e të gjithë pengjeve në shtëpi. Ai theksoi se asnjë peng nuk duhet të mbahet më gjatë “as edhe një ditë”.

Mencer konfirmoi se ka ekipe egjiptiane të gatshme për të ndërmjetësuar, por përsëriti se çdo marrëveshje duhet të përmbushë objektivat izraelite të luftës.

Ndërkohë, në të gjithë Izraelin janë mbajtur protesta nga familjarët e pengjeve, të cilët kërkojnë një marrëveshje të menjëhershme dhe fundin e luftës. Mencer u bëri thirrje mediave ndërkombëtare të ushtrojnë presion ndaj Hamasit që të lirojë pengjet.

Nëse ata do të dorëzonin armët, lufta do të përfundonte menjëherë,” deklaroi ai, duke mbyllur konferencën për shtyp.

Lini një Përgjigje