
Vijon konflikti mes Elon Musk dhe këshilltarit të Trump, Peter Navarros. Ishte ky i fundit, i cili teksa po fliste për tarifat, goditi miliarderin duke cilësuar një “montues makinash”.
Kjo nuk i pëlqeu fare Musk, i cili ka reaguar disa herë duke e cilësuar atë si të marrë. Po ashtu u shpreh se Peter Navarros është ‘më budalla se sa një thes me tulla’.
Pak më parë Musk ka reaguar sërish, duke u shprehur se u kërkon falje tullave që i krahasoi me një njeri si Navarros.
“Do të doja t'u kërkoja falje tullave që e quajta Peter Navarros ‘më budalla se sa një thes me tulla’. Kjo ishte kaq e padrejtë ndaj tullave”, shkruan ai në “X”.
Lini një Përgjigje