TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Maj 2023, 10:06

Dorëheqja e Vuçiç, Partia Përparimtare Serbe zgjedh sot kryesinë e re

Shkruar nga Pamfleti
Dorëheqja e Vuçiç, Partia Përparimtare Serbe zgjedh sot
Aleksandër Vuçiç në mitingun "Serbia e shpresës"

Pas dorëheqjes së Aleksandër Vuçiç, Partia Progresive Serbe do të mbajë sot kuvendin e jashtëzakonshëm të partisë në Kragujevc.

Siç është paralajmëruar, 4000 delegatë do të zgjedhin kryesinë e re dhe do të marrin vendim për hyrjen e partisë në një lëvizje të re më të gjerë, Lëvizje Popullore për Shtetin.

Partia Përparimtare Serbe ka njoftuar se kuvendi i partisë do të fillojë në orën 12:00, në sallën “Jezero”.

Pjesa hyrëse e seancës do të jetë e hapur për publikun, pas së cilës do të jetë e mbyllur për përfaqësuesit e mediave. Pas seancës priten deklarata, njoftoi SNS dhe raportoi RTS .

Lideri i partisë Aleksandër Vuçiç gjatë mitingut “Serbia e Shpresës” ka njoftuar se do të zgjidhet lidershipi i ri dhe se ai nuk do të jetë më kryetar i partisë.

“Kjo është mbrëmja e fundit në të cilën ju drejtohem si kryetar i SNS-së, dikush tjetër do të marrë përsipër SNS-në time, tuajën, anëtare të së cilës unë do të mbetem dhe do të jem anëtar besnik. Por unë do të jem president i të gjithë qytetarëve të Serbisë, jo president i një partie politike”, tha Vuçiç, raporton "Danas".

Ai bëri të ditur se do të kërkonte që SNS të jetë organizatorja i Lëvizjes së re për Shtetin. Ai tha se nga e shtuna partinë e marrin “disa njerëz të mrekullueshëm” dhe se nga 28 qershori nisin formimin e Lëvizjes për popullin dhe shtetin. Pra duket se do krijojë parti ose lëvizje të re.

“Njerëz të mrekullueshëm do të marrin drejtimin e partisë sonë nga nesër. Por tashmë për Vidovdanin, pikërisht për shkak të krizës në të cilën ndodhemi, do të kërkoj që SNS të jetë strumbullar i gjithë kësaj. Po fillojmë të formojmë Lëvizjen për Popullin dhe Shtetin për të pasur një bazë, një mbështetje për të ruajtur vendin tonë në dy-tre vitet e ardhshme të krizës që janë vendimtare për të ardhmen e Serbisë. E di që nuk mund të bëhet pa SNS”, tha Vuçiç ndër të tjera gjatë fjalimit.

aleksandër vuçiç

Lini një Përgjigje