TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Dhjetor 2025, 19:34

“Donald Trump udhëtoi 8 herë në avion me të”/ Zbulohet pasaporta austriake e falsifikuar e Epstein

Shkruar nga Pamfleti
“Donald Trump udhëtoi 8 herë në avion me të”/
Pasaporta false austriake e Epsteinit

Së fundmi është publikuar një foto e pasaportës false austriake të Epsteinit.

Fotografia tregon pasaportën me fotografinë e Epsteinit, megjithëse është e vështirë të vlerësohet mosha e tij në kohën kur është bërë.

Dokumenti përmban një emër të rremë, datëlindje, vendbanim dhe firmë, por të gjitha këto informacione janë redaktuar ose fshirë.

Profesioni i listuar është “menaxher”.

“Donald Trump udhëtoi 8 herë në avion me të”/

Është interesante se vendi i lindjes është renditur si Vjenë (“Wien”), edhe pse Epstein ka lindur në Nju Jork, raporton Sky Neës. Në seksionin për karakteristikat e veçanta fizike, fjala është “keine”, që do të thotë “asnjë” në gjermanisht.

Ashtu si me shumë dokumente të publikuara më parë, nuk ka kontekst për këtë foto. Nuk dihet se kur është bërë pasaporta, pse e zotëronte Epstein, apo nëse e ka përdorur ndonjëherë.

Po ashtu një tjetër detaj interesant është zbuluar, ku thuhet se Donald Trump ka udhëtuar të paktën 8 herë me avionin Jeffrey Epstein.

“Donald Trump udhëtoi 8 herë në avion me të”/

Sipas dosjes, një email i dërguar më 8 janar 2020 nga një avokat i Departamentit të Drejtësisë tregon se Trump “ka fluturuar me avjonin privat të Jeffrey Epstein shumë më shpesh se sa është raportuar deri më tani, emri i tij shfaqet “në të paktën tetë lista fluturimesh midis 1993 dhe 1996, në katër prej të cilave është edhe Ghislaine Maxëell”.

Në veçanti, në vitin 1993 Epstein dhe Trump ishin të vetmit dy pasagjerë së bashku me një grua “20-vjeçare”, emri i së cilës është fshirë nga dosjet. Në dy udhëtime të tjera, atëherë biznesmeni nga Neë York-u udhëtoi “me dy gra që mund të jenë dëshmitare në proceset kundër Ghislaine Maxëell”.

Por Trump ka udhëtuar me avionin personal të financierit pedofil edhe në shoqëri me gruan e tij Marla Maples dhe fëmijët Tiffany dhe Eric.

Emri i presidentit nuk shfaqet, por referenca ndaj tij është e qartë, edhe në një letër të shkruar nga Epstein pak ditë para vdekjes, kur ishte i mbajtur në burgun federal të Manhattanit.

epstein “donald trump

Lini një Përgjigje