TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Dhjetor 2024, 08:01

Donald Trump nis përpjekjet për të forcuar ekonominë e SHBA, kërcënon vendet anëtare të BRICS: Mos guxoni të zëvendësoni dollarin!

Shkruar nga Pamfleti

Donald Trump nis përpjekjet për të forcuar ekonominë e SHBA,

Përndryshe, Trump i ka paralajmëruar se do të përballen me tarifa 100 për qind.

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump u ka kërkuar vendeve anëtare të BRICS (Brazil, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut) që të zotohen të mos krijojnë monedhë të re ose të mbështesin një monedhë tjetër të huaj si zëvendësim për dollarin amerikan.

Përndryshe, ai i ka paralajmëruar se do të përballen me tarifa 100 për qind.

“Kërkojmë që ato vende të angazhohen që mos të krijojnë një monedhë të re BRICS dhe as të mbështesin ndonjë monedhë tjetër për të zëvendësuar dollarin e fuqishëm amerikan ose do të përballen me tarifa 100 për qind dhe do t’u duhet të presin t’u thonë lamtumirë shitjeve në ekonominë e madhe amerikane”, ka shkruar Trump në Truth Social.

Më tej ka thënë se nuk ka asnjë gjasë që BRICS ta zëvendësojë dollarin amerikan në tregtinë ndërkombëtare  dhe çdo vend që përpiqet duhet t'i japë lamtumirën Amerikës.

Trump tha gjithashtu në postimin e tij se vendet "mund të shkojnë të gjejnë një "pinjoll" tjetër.

BRICS përbëhet nga grupi i pesë ekonomive – Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut. Ai gjithashtu bashkon Iranin, Egjiptin, Etiopinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Deklarata vjen pasi presidenti i zgjedhur i SHBA njoftoi planet për të vendosur një tarifë prej 25 për qind ndaj Meksikës dhe Kanadasë dhe një tarifë shtesë prej 10 për qind ndaj Kinës për migrimin e paligjshëm dhe trafikun e drogës në Shtetet e Bashkuara.

Zzëdhënësi ekipit të tranzicionit Trump nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese nga POLITICO për të sqaruar përqindjen totale të tarifave të planifikuara për Kinën ose vendet e tjera të BRICS./ Përshtati "Pamfleti", marrë nga "Politico"

 

Lini një Përgjigje