
Donald Trump ka ndezur mjaft polemika me një foto të shpërndare në rrjetin social “Truth”. Aty shihet presidenti Biden i lidhur dur e këmbë, në derën e bagazhit të një makine.
"Trump nxit rregullisht dhunën politike dhe është koha që njerëzit ta marrin seriozisht - thjesht pyesni oficerët e policisë së Kapitolit që u sulmuan duke mbrojtur demokracinë tonë më 6 janar", tha Michael Tyler, drejtori i komunikimit të fushatës së Bidenit.
Zëdhënësi i fushatës së manjatit, Steven Cheung, u përgjigj: "Ai imazh ishte në anën e pasme të një kamioni që udhëtonte përgjatë autostradës. Demokratët dhe të çmendurit jo vetëm që kanë bërë thirrje për dhunë të neveritshme kundër Presidentit Trump dhe familjes së tij, ata në fakt po armatizojnë sistemin e drejtësisë kundër tij”.
Në të vërtetën, manjati sugjeron se video është xhiruar në Long Island, Nju Jork, ndoshta kur ai mori pjesë në funeralin e një oficeri të vrarë gjatë një kontrolli.
Lini një Përgjigje