TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Mars 2024, 18:26

Europa në situatë ‘paralufte’, Tusk paralajmëron: Një situatë e tillë nuk është parë që prej vitit 1945

Shkruar nga Pamfleti

Europa në situatë ‘paralufte’, Tusk paralajmëron:

Europa është aktualisht në një epokë “paralufte”, ka thënë kryeministri polak Donald Tusk. Gjatë një intervistë të dhënë për gazetën gjermane ‘Die Welt’, Tusk tha se duhet investuar në sisteme mbrojtëse.

Sipas tij Europa është në një situatë që nuk është parë prej vitit 1945.

“E di që tingëllon shkatërruese, veçanërisht për brezin e ri, por duhet të mësohemi me faktin se ka filluar një epokë e re: epoka e paraluftës. Nuk po e ekzagjeroj, dhe kjo po bëhet më e qartë çdo ditë”, ka thënë Tusk.

Tusk vazhdoi duke thënë se "lufta nuk është më një koncept nga e kaluara".

"Gjëja më shqetësuese për momentin është se fjalë për fjalë çdo skenar është i mundur. Ne nuk kemi parë një situatë të tillë që nga viti 1945," shtoi ai.

donald tusk

Lini një Përgjigje