Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un i ka dërguar mesazh urimi presidentit rus Vladimir Putin në Ditën e Fitores së Rusisë.
"Rusia do të mbizotërojë mbi imperialistët"- shprehet Kim Jong Un, i raporton agjencia KCNA. Ai ka uruar edhe ushtrinë dhe popullsinë e Rusisë në betejën, siç e quan ai, për të sjellë drejtësinë ndërkombëtare dhe mbrojtjen e paqes globale kundër praktikave arrogante dhe arbitrare të imperialistëve.
Ndërsa parada ushtarake e Ditës së Fitores po mbahet në Moskë, Kim ka shprehur besimin se "populli rus do të kalojë më mirë nga të gjitha sfidat dhe kërcënimet nga forcat armiqësore dhe do të mbizotërojë si gjithmonë".
Çfarë është 9 maji për Rusinë?
9 maji, i njohur si "Dita e Fitores" brenda Rusisë, përkujton fitoren e vendit ndaj nazistëve në 1945. Ajo shënohet nga një paradë ushtarake në Moskë dhe liderët rusë tradicionalisht qëndrojnë mbi varrin e Vladimir Leninit në Sheshin e Kuq për ta vëzhguar atë. Si ditën e nënshkrimit të kapitullimit gjerman pa kushte dhe atë të festimit të fitores, Rusia zgjodhi 9 Majin. Ajo ua diktoi këtë datë vasalëve të të gjithë vëndeve të ish kampit socialist.
Lini një Përgjigje