TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Nëntor 2023, 21:34

Disa orë para armëpushimit, ushtria izraelite ia del të hyjë në tunelet e Hamasit; publikohen pamjet e para

Shkruar nga Pamfleti

Disa orë para armëpushimit, ushtria izraelite ia del të hyjë

Ushtria e Izraelit ka publikuar për herë të parë një video nga tunelet e Hamasit. Izraeli ndryshe e quan atë një "shtet të nëndheshëm" që i ngjason një labirinti të ndërtuar nga Hamasi nën qytetin e Gazës.

"Të dashur njerëz, a ju mjafton kjo provë?" shkroi ushtria izraelite në platformën X dhe publikoi një video nëntë minutëshe.

Përfaqësuesi i ushtrisë izraelite kalon nëpër korridoret dhe dhomat disa metra nën tokë, duke treguar se struktura është ndërtuar shumë mirë. Dyshohet se është një tunel nën të ashtuquajturën "ndërtesa e Katarit" nën spitalin Al Shifa.

Në video ne shohim dhoma me lartësi normale dhe mure me pllaka. Brenda ka instalime elektrike dhe kondicionere.

Diku tjetër, në korridore, ka një lavaman dhe kuzhinë, gjithashtu edhe tualet.

Korridoret në shumë vende janë rreth dy metra të larta, sepse burrat shihen duke ecur drejt pa u përkulur dhe rreth një metër të gjerë.

ushtria izraelite hamasi

Lini një Përgjigje